16:38 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Nëna e Shpat Kasapit kërkon nuse për këngëtarin

Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi sot po feston ditëlindjen e 35-të.

Ai  së bashku me të ëmën ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit.

Por në një moment e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.

“Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dal në emisionet e juaja me një nuse, dëshiroj një nuse” tha nëna e Shpatit.

Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë “Shohim nuk kemi diçka konkret”.

Kujtojmë që Shpati ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.