75 Mall Live Search
20:10 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nëna e Thaçit mbush 82 vjet, ky është urimi i presidentit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e feston ditëlindjen e 82-të të nënës së tij me familje në Burojë.

Thaçi ka thënë se 82 vjeçarja mbetet shtyllë e familjes e cila sakrifikoi shumë për ta, transmeton Indeksonline.

“Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë”, ka shkruar Thaci./Indeksonline/