75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

“Nëna e Trixës në sherr me autoret e ‘BBV’”, kjo është e vërteta!

Parashutat të cilat u hodhën ditë më parë në ‘BBV’ dedikuar Donaldit dhe Borës shkaktuan debate të shumta si brenda poashtu edhe jashtë shtëpisë.

Për këtë arsye në disa media ka qarkulluar lajmi se Antigona Ramosaj, nëna e Beatrix, ka pasur një konflikt me Arbana Osmanin dhe autoret e ‘BBV’, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, e gjithë kjo rezulton të jetë gënjeshtër!

Në një prononcim për Indeksonline, Antigona u shpreh se këto lajme nuk janë të vërteta. Ajo shtoi se me Arbanën janë takuar miqësisht.

“Jo, nuk është e vërtetë se kam pasur konflikt, me asnjërin prej tyre. Me Arbanen jam takuar vetëm miqësisht dhe hedhi poshtë çdo gjë”, tha ajo.

Ndërsa në pyetjen se a mendon që po bëhen gjëra kundër Trixes, si hedhja e parashutave, ajo nuk pranoj ta komentoj.

“Nuk kam koment”, përfundoi ajo./Indeksonline/