75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / OSH

Nëna gjakovare njofton policinë: Djali im është zhdukur, ka me vete një orë dore me vlerë

Një nënë nga Gjakova ka njoftuar policinë e Kosovës se djali i saj ka dalur nga shtëpia dhe me vete ka marrë një orë dore me vlerë.

Pas kësaj, policia ka gjetur personin në fjalë dhe e ka arrestuar, shkruan IndeksOnline.

Gjakovë, 06.05.2021  16:00.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj ka dalur nga shtëpia dhe me vete ka marrë një orë dore me vlerë. Më pas personi i zhdukur tani i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë. Rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/