22:51 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nëna godet dhe përplas foshnjën 10 muajshe në dysheme

Një nënë 21 vjeçare është arrestuar pasi që kishte goditur foshnjën 10 muajshe dhe e kishte përplasur në tokë.

Hannah Winch, 21 vjeçare e kishte filmuar veten derisa kishte ushtruar dhunë ndaj foshnjës 10 muajshe gjatë video bisedës me babain e foshnjës, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

 Hannah Winch was arrested and charged on domestic battery and intimidation charges

Ngjarja tronditëse ndodhi në shtetin e Indianas të Shteteve të Bashkuara.

Në pamjet mizore babai i foshnjës nuk kishte mundur të ndihmoj të birin e tij përveç se të shikoj se si ai maltretohej, goditej dhe përplasej në dysheme.

 A 10-month-old child appears to be hit and slams to the floor in video chat with his father watching

Autoritetet e Shërbimit të Fëmijëve kanë kryer një kontroll në Departamentin e Indianas për Përkujdesje të Fëmijëve dhe kanë parë që foshnja nuk ishte i lënduar.

 Authorities conducted a welfare check and arrested the 21-year-old after receiving calls from social media users reporting what they'd seen

Mbetet e panjohur se kush ka lajmëruar policinë për rastin në fjalë. Hannah Winch është arrestuar nën akuzën e dhunës familjare dhe është transportuar në Burgun e Kontes së Miami-t.

Fillimisht foshnja ishte nën mbikqyrje të Shërbimit të Fëmijëve, por më vonë i është dorëzuar babait të tij, derisa hetimet ndaj nënës së foshnjës janë duke vazhduar./Indeksonline/