75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nëna hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar nga flakët që përfshinë apartamentin e saj

Një skenë prekëse dhe e rrezikshme ka ndodhur në Kolorado të SHBA-ve, kur një nënë hedh nga dritarja e apartamentit djalin e saj 11 muajsh për ta shpëtuar nga zjarri që kishte kapluar ndërtesën.

Nëna dhe djali i saj vogël ishin brenda në ndërtesë ku edhe ishin bllokuar dhe nuk mund të dilnin nga zjarri I madh.

Për të shpëtuar atë dhe vetën, nëna mendoi që të hidhen nga dritarja.

Mirëpo në ato momente fatmirësisht ka arritur një person, i cili është ish ushtar, dhe i ndihmoi për t’i shpëtuar ata.

Në video shihet se si nëna hedh djalin nga dritarja ndërkohë që poshtë e pret personi, i cili nuk ka dashur të bëhet publik.

Pas fëmijës, edhe nëna kishte kërcyer nga dritarja dhe për fat të mirë edhe ajo ka shpëtuar me ndihmën e tij./Indeksonline/