11:34 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Nëna i krijon veshje të veçanta për të treguar se është me autizëm, pas ngacmimeve që i bënin njerëzit e panjohur

Një nënë e cila është lodhur nga të panjohurit që e quajnë fëmijën e saj të keq, ka projektuar një gamë të veshjeve për t’i bërë njerëzit më të vetëdijshëm për faktin që ai ka autizëm.

Oscar Barker u diagnostikua me autizëm, së bashku me epilepsi dhe një gjendje të trurit të quajtur vonesë globale e zhvillimit, në moshën 18 muaj.

Që atëherë nëna e tij, Kellie, tha se të panjohurit i kanë se do ta dëmtonin nëse ai do të ishte fëmija i tyre pasi që ai nuk duket mjaft mirë dhe vepron keq.

41 vjeçarja nga Herne Bay, Kent tha se për shkak se djali i saj duket kësisoj, familja shpesh herë merr shikime të tmerrshme dhe komente me gjemba, transmeton Indeksonline.

Tani ajo ka filluar të bëjë rroba që kanë një mesazh të shtypur mbi to, duke theksuar se ai ka autizëm, kështu që njerëzit të jenë të vetëdijshëm kur flasin për të.

“Oscar shpesh herë ka reagime të ndryshme, shpesh herë bërtet apo diçka e ngjashme dhe njerëzit e ofendojnë”, tha nëna e tij.

Ajo shtoi se këto komente e bëjnë atë të ndihet edhe më keq./Indeksonline/