Nëna i vdiq para disa ditësh, futbollisti i Benfica-s emocionohet pas ndeshjes

Moment i veçantë për mesfushorin, João Néves pas ndeshjes Toulouse vs Benfica, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Europa League.
Mesfushori 19-vjeçar fatkeqësisht ka humbur nënën e tij këtë javë dhe ai u emocionua në fund të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Tifozët e klubit portugez treguan dashurinë e tyre me brohoritje, bashkëlojtarët e tij u afruan për ta përqafuar dhe për t’ia larguar dhimbjet lojtarit të ri.
Kujtojmë që pas barazimit pa gola 0-0, mbrëmë Benfica siguroi kualifikimin në raundin tjetër, kurse sot mëson kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit./Indeksonline/