Nëna “ia dha miratimin” Brikenës, reagojnë familjarët e Mateos
Pas vizitës së nënës të Brikenës në “BBVA” si dhe deklaratës së saj në “Fan Club”, edhe familjarët e Mateos kanë bërë një reagim.
“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Jemi me Brikenën, çfarë të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrëgjëje”, deklaroi nëna e Brikenës, përcjell Indeksonline.
Familja e Mateos në rrjetet sociale vlerësuan këtë deklaratë duke theksuar se respektojnë çdo familje që zgjedh të komunikojë me gjuhën e dashurisë dhe jo të paragjykimit.
Për ta, parësore mbetet lumturia e Mateos dhe liria e tij për të vendosur.
Ndërkaq, neve na mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë mes dyshes me të përfolur në rrjet./Indeksonline/

