Nëna kosovare që mjekët dhe infermierët në Neonatologji i krahason me engjëj!
Shtatzënia është një nga proceset më të mahnitshme në botën njerëzore, e vetëm nëna arrin ta përjetojë një gjë kaq të perfeksionuar.
Por në momentin e komplikimeve të shtatzënisë, i gjithë procesi kthehet në makth.
Një nënë kosovare pati disa komplikimeve, por që në fund gjithçka u kthye në normalitet. Nëna ka rrëfyer historinë e saj nëpërmjet Facebook-ut, duke thënë se lindi në javën e 32-të dhe për shkak të kësaj iu desh të qëndrojë në Klinikën e Neonatologjisë.
Por ajo çfarë bie në sy është krahasimi që nana u bëri mjekëve dhe infermierëve, madje i krahasoi edhe me engjëj./Indeksonline/
