75 Mall Live Search
19:24 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Nëna kujdes! Në tregun tonë po shitën biskota për fëmijë me afat të skaduar

Selatin Kaçaniku. Themelues dhe kryetar, OJQ KONSUMATORI, përmes një letre të hapur, ka treguar se që sot sipas orarit për lëvizje kanë zhvilluar disa monitorime në disa martkese.

Saktësisht dy prej tyre, derisa i shqetësuar tregon se si kanë vërejtur që në njërin nga marketet kanë gjetur një lloje biskote që përdoret për ushqim për foshnja shitej me afat të skaduar.

Derisa ai u ka bërë thirrje nënave për kujdes në këtë kohë pandemie, gjithashtu ka krituar edhe Qeverinë që sipas tij po ua pamundësojnë / ndalojnë ushtrimin e të drejtës sonë kushtetuese e ligjore që të masim cilësinë e prodhimeve e mallrave dhe performancën e shërbimeve;

Ky është postimi plotë:

LETER E HAPUR

TE NDERUAR QYTETARE KONSUMATORE NE REPUBLIKEN E KOSOVES

Sipas orarit për lëvizje / qarkullim, që KONSUMATORI-t i është lejuar / caktuar nga Qeveria, MSH, MEPTINIS…në kuadrin e programit për ballafaqimin me Pandeminë e CoronaVirusit COVID 19, KONSUMATORI këto ditë të aktivizmit / vullnetarizmit / angazhimet e jashtëzakonshme, zhvilloi disa monitorime / vëzhgime të shkurtëra në disa markete.
Edhe sot i vizituam për monitorim dy sosh.

Nga ato që pamë e konstatuam, qytetarë të nderuar konsumatorë, me ju do ta ndajmë sot vetëm një, për arsye të ndjeshmërisë dhe për arsye se artikulli ushqimor në fjalë përdoret edhe si ushqim për foshnja:

Në njërin nga marketet e vizituar për monitorim gjetëm një lloj biskote në trajtë cope / profili dhe një të bluar – dedikuar enkas si ushqim për foshnja. Ato ofroheshin në paketime 150 dhe 300 gr. si dhe ishin në ofertë 1 + 1 GRATIS ?!

Të dy këto lloje të biskotës, në të dy paketimet, e kishin afatin e skadencës sot, 22.04.2020 ?!

Foshnjat nuk mund ta konsumojnë asnjërën variantë të ofruar as për 2 javë ?!

Marketi ka qenë dashtë që produktin ta tërheqë nga shitja para afatit të paraparë të skadencës, duke pasur parasysh edhe afatin e mundshëm / optimal të konsumimit nga foshnjat / bebet / fëmijët…e jo t i rrezikojë foshnjat për përfitime materiale: NE KOHE PANDEMIE ?!

Kërkuam që produktet në fjalë të tërhiqen nga rafti / të largohen nga shitja dhe e shijuam një falenderim. Mbesim me shpresë se biskote- janë tërhequr nga shitja.

I këshillojmë nënat e foshnjave, përdoruese të biskotave si ushqim për foshnja, t i kontrollojnë afatet e skadencës së biskotave. Nëse ato nuk kanë afat të mjaftueshëm skadence – të kenë kujdes ose t i largojnë nga përdorimi !

Për arsye të:
– Kohës së limituar dhe tejet të papërshtatshme;
– Mungesës edhe të kushteve elementare për aktvizma e vullnetarizma;
– Mungesës së mjetit të transportit ose të mjeteve për t i vizituar të gjithë prodhuesit, tregtuesit / shitësit, shërbyesit, ofertuesit publikë…;
– Mospërkrahjes / mosmbështetjes qoftë edhe morale ;
– …

Mund të vizitojmë për monitorime; Të punojmë; Të zhvillojmë aktivizma e vullnetarizma;

Aq sa na mundëson koha / itinerari i caktuar dhe mbështetja e mirëkuptimi nga Qeveria, MSH-ja…dhe MEPTINISI e cila brenda vehtes e ka gjithë infrastrukturën e cilësisë dhe Departamentin / Zyren e Këshillin për mbrojtjen e konsumatorit ?!

I dimë mundësite ekzistuese teknike-humane-administrative-ekspertizën-kompetivitetin…e institucioneve të Vendit;
E dime se Qeveria, MEPTINISI…dhe asnjë ministri ose mekanizëm nuk e kanë prioritet dhe nuk e kanë pranë asnjë ekspert për kauzën, të drejtat e obligimet dhe interesin e dinjitetin e qytetarit konsumator;
E dimë se qytetarin konsumator nuk e njohin si taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës;
E dimë se ata / ato na pamundësojnë / ndalojnë ushtrimin e të drejtës sonë kushtetuese e ligjore që të masim cilësinë e prodhimeve e mallrave dhe performancën e shërbimeve;
E dime se ato / ata nuk na njohin edhe si shfrytëzues, përdorues, shijues, palë, klientë…konsumatorë të shërbimeve shëndetsore – për të cilat sivjet nga Buxheti do t i ndajmë mbi 200 MLN EUR – të cilat nuk mund t i monitorojmë;

Por, nuk e dimë përse nuk e pranuan ofertën e KONSUMATORI-t, që ishte edhe ofertë PUBLIKE, për bashkëpunim GRATIS / PRO BONO / FALAS siç është aktiviteti / aktivizmi / angazhimi / vullnetarizmi i KONSUMATORI-t për 14 vite rresht ?!

Qeveri, MSH, MEPTINISI:
Ende jemi të gatshëm për bashkëpunim.
Obligimet kushtetuese, ligjore, mandatore, administrative…duhet dhe mundemi t i menaxhojmë bashk. Miqët tanë ndërkombëtarë po na këshillojnë që të jemi bahk rreth të gjitha sfidave.

Mos të harrojmë se niveli i satisfaksionimit të qytetarit konsumator shpreh arritshmërinë e menaxhimit tuaj. Jini të bindur dhe të vetëdijshëm se edhe ju, familjet, anëtarësia…edhe donatorët… jemi qytetarë konsumatorë.

Eshtë kulturë / edukatë që dora e shtrirë miqësore të mos rrefuzohet !
Të paktën denjoni KONSUMATORI-n me një përgjigje korrekte – qoftë edhe rrefuzuese !

KONSUMATORI – si ju vet !