10:03 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nëna lezbike i kërkon mësueses të mos permendet fraza “Mami dhe babai”, gjatë mësimit në klasë!

Një postim i një nëne lezbike është bërë virale në rrjetet sociale pasi ajo u kërkoi mësuesve të mos përdornin përgjatë mësimit fjalën “Nënat dhe baballarët”.

Profesoresha e asociuar Sirry Alang, nga Pensilvania, shkroi në Twitter për të theksuar se familjet vijnë në të gjitha format dhe jo të gjithë kanë një baba ose nënë, duke mos përjashtuar edhe ata që nuk e kanë asnjërin.

Nëna lezbike konsideron se përdorimi i “nënë dhe baba”, para fëmijëve në klasë është kaq tërbuese, shkruan “Daily Mail” transmeton IndeksOnline.

Parent urges teachers to stop saying 'your mom and dad' to young children |  Daily Mail Online

Ajo madje tregon për reagimin që pati fëmija i saj me të dëgjuar “nëna dhe babai”, nga mësuesja.

“Fëmija im u hodh menjëherë dhe tha se ai nuk ka një baba dhe është në rregull, sepse unë i kisha thënë se ka lloje të ndryshme të familjeve. Edhe pse ai do të dëshironte të kishte një baba, por tashmë e dinte faktin se jam homoseksual”, tregon  ajo.

Ajo vazhdoi: “Por mësuesja kërkoi falje dhe tha se do të fillojë të thotë prindi ose i rrituri duke u ndihmuar në shtëpi. Unë kam besim në këtë brez” ‘, shtoi ajo. Shkrimi ka marrë pëlqime dhe kritika të shumta në rrjetet sociale./IndeksOnline/