18:41 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nëna lind binjakët në data dhe spitale të ndryshme

Një nënë lindi binjakët e saj të parakohshme në dy spitale të ndryshme në largësi prej njëra-tjetrës mbi 80 kilometra.

Të dy djemt e vegjël, të cilët gjithashtu kanë ditëlindje të ndryshëm, lindën në javën e 30 në një udhëtim prej gati 100 kilometra me ambulancë e e përcjellë edhe me makina të policisë.

Nëna kishte shkuar në Spitalin e Përgjithshëm Caithness, në Ëick, pasi ujërat e saj u derdhën derisa ishte në punë dhe spitlai ishte shumë larg.

Ajo u nisë me amulancë por në gjysmë të rrugës, ambulanca bëri një ndërprerje emergjente dhe ajo lindi djalin e saj të parë në spitlain Golspie në Sutherland.

Derisa ajo lindi foshnjën, një ambulancë ajrore vetëm se ishte nisur për ta transportuar atë në spitalin tjetër, por nuk do të mbërrinte me kohë.

Përfundimisht u vendos që të vazhdonte udhëtimin me ambulancë për në Inverness. Një kolonë e dy ambulancave dhe tre vetura u larguan në orën 2 të mëngjesit të ardhshëm.   

Sapo nëna dhe kolona mjekësore arritën në Inverness, binjaku i dytë u nxit.  

Nëna kishte planifikuar të linde në Inverness dhe për këtë ishte nisur për të lindur binjakët atje. Por për shkak se njëri kishte lindur rrugës ajo vazhdoi rrugën që fëmijën tjetër ta linde në vendin e planifikuar./Indeksonline/