11:27 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një nënë gjakovare paraqet djalin në polici, ankohet se e rrihte atë dhe vajzën e saj me nevoja të veçanta

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë një grua ka paraqitur djalin e saj në polici, duke u ankuar se ai vazhdimisht po ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së saj me nevoja të veçanta.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjeksor, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima femër k/shqiptare ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme është duke u keqtrajtuar fizikisht ajo dhe vajza e saj me nevoja të veçanta, nga djali i saj- i dyshuari mashkull k/shqiptar. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, shkruhet në raport të policisë.