75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Nëna nga Gjakova kërkon ndihmen e policisë: Djali im vazhdimisht më kërcënon…

Një ankuese femër nga Gjakova ka njoftuar policinë se ndihet e kërcënuar, nga djali i saj.

Ajo ka thënë se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike- kërcënuese nga ai, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 03.02.2021, 18:50. Ankuesja femër kosovare raporton se vazhdimisht është duke pranuar thirrje telefonike kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./IndeksOnline/