75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 05 Prill 2021 / k.v

Nëna nga Mramori lajmëron të zhdukura dy vajzat e saja të mitura

Një nënë ka raportuar të dielën në polici se dy vajzat e saj të mitura kishin dalë nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer, transmeton IndeksOnline.

Ankuesja u ka thënë policisë se njëra prej vajzave kishte komunikuar me të përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.

Hetimet në lidhje me këtë rast ende po vazhdojnë./IndeksOnline/