08:55 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Nëna nga Peja raporton në Polici: Ka ikur vajza nga shtëpia dhe më nuk është kthyer

Rastet e zhdukjeve dhe largimit nga shtëpia janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Një i tillë ka ndodhur në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia më 21 shkurt në ora 14:00 dhe ende nuk është kthyer.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.