Nëna nga Prizreni raporton në polici: Një person mori vajzen time të mitur, e ka dërguar në një vend turistik

Gjatë ditës së djeshme një nënë nga Prizreni ka njoftuar policinë se vajzen e saj të mitur se kishte marrë një mashkull dhe e ka dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar,
Pas raportimit në polici, me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, shkruan IndeksOnline.
“Prizren, 09.06.2021 – 13:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe i kishte dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar. Me vend të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./IndeksOnline/