12:43 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nëna nuk e lejon vajzën të ndaj shtratin e njëjtë me të dashurin e saj

Një nënë ka nxitur një debat të furishëm pasi zbuloi se ajo nuk e lejon vajzën e saj 19 vjecare të ndajë të njëjtin shtrat me të dashurin e saj 23 vjec, kur ai qëndron për të fjetur në shtëpinë e tyre.

Duke shkruar në faqën e prindërve “Mumset” për t’iu kërkuar të tjerëve këshilla, ajo shpjegoi se ai dhe bashkëshorti i saj nuk e duan një gjë të tillë.

Ajo shtoi se prindërit e saj nuk do ta kishin lejuar atë të kishte një të dashur brenda shtëpisë së tyre dhe të ndanin të njëjtin shtrat bashkë po të ishte në moshën e vajzës së saj.

Kjo pyetje ngjalli debat të madh mes atyre që thonin se vajza duhej të trajtohej si e rritur, dhe disa të tjerë që thonë se ajo ka të drejtë të vendos kufijë në shtëpinë e saj./Indeksonline/