09:58 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëna që humbi vajzën nga “puthja e vdekjes”, bën apel të mos i puthni foshnjat e sapolindura

Ka pasur raste të ndryshme kur një foshnje e sapolindur ka qenë viktimë e virusit që përhapet përmes puthjeve.

Një rast të tillë e kanë treguar edhe dy prindër të cilët kanë bërë apel tek të gjithë të mos i puthin fëmijët e sapolindur.

Ata së fundi kanë humbur vajzën e tyre si pasojë e bartjes së një virusi parmes “puthjes së vdekjes”.

Ky është rrëfimi i nënës së foshnjës që ishte viktimë e puthjeve:

E di se familja dhe unë kemi qenë tepër të qetë rreth asaj se çfarë na ka ndodhur te vajza jonë e vogël.

Unë nuk do të thosha asgjë ende, por jam lodhur nga spekulimet dhe është koha për vetëdijesimin e njerëzve për sëmundjen e tmerrshme që mori foshnjën tonë nga ne. Emerson u largua nga jeta jonë nga ajo që quhet virusi HSV-q.

Është Virusi Herpes SImplex më i njohuri si virusi i ftohtë ose “puthja e vdekjes” për foshnjat. Për të rriturit nuk është një rrezik i madh, por për foshnjat me pak ose aspak sistem imunitar, është fatale. Kur dikush që ka virusin në sistemin e tyre dhe puth një fëmijë, mund të përhapet me shpejtësi. Ju mund të keni virusin dhe të mos e dini që e keni atë.

Virusi mund të kalojë në pështymë tuaj dhe ajo mund të kalojë shumë shpejt në trupin e foshnjës së sapolindur kur ju keni kontakt të afërt me të. Ajo e sulmon trurin së pari. Ajo shfaqet si një lloj meningjiti.

Është lëngu i bazuar rreth rruazave dhe shkon drejt në tru. Pastaj përhapet në të gjitha organet e tyre. Kjo ndodh kaq shpejt sa nuk e dini se foshnja është e sëmurë. I ngjashëm ishte rasti i vajzës sonë Emersonit, sa kur arrijmë në spital, mëlçia e saj ishte zhdukur plotësisht. Veshkat e saj mezi funksiononin. Gjithçka po dështonte. Zemra e saj pushoi së rrahuri dhe e vetmja gjë që e mbajti të gjallë ishte makina. Vajza ime, mishi im dhe gjaku im i krijuar nga dashuria, ishte në në jetë falë mbështetjes së aparateve dhe isha unë ai që duhej të vendosja të ndaloja këtë.

Virusi e mori atë në vetëm 12 ditë pas lindjes dhe tani ne jetojmë pa të për shkak të një puthjeje.

Gjithkush duhet të dijë për këtë virus për fëmijët dhe familjet e tyre!

NJERËZ !!!! NDALONI TË PUTHNI FOSHNJAT QË NUK JANË TË JUAJAT !!!!! DUHET PASUR SHUMË KUJDES NDAJ NJË FËMIJE TË SAPOLINDUR!!!!

Kam parë histori rreth foshnjave të tjera që kalojnë nga ky virus i njëjtë, por kurrë nuk mendova se kjo do na ndodhë edhe neve. E pra këtë herë, kjo ndodhi. Fëmijët e mi nuk kanë motrën e tyre dhe ne prindërit kemi humbur vajzën tonë të vogël. Mjekët nuk e shohin këtë shumë shpesh. Nuk ka shumë raste për këtë por po fillon të përhapet gjithnjë e më shumë. Dhe tani kjo ndodhi pikërisht këtu tek ne. Engjëlli ynë i përkryer, i lumtur, i mrekullueshëm nuk është më këtu me ne për shkak të një virusi të tmerrshëm që njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm.

Ka fotografi që kam postuar që janë shumë personale. Ju lutem mos ngurroni të shpërndani këtë post. Merrni fjalën. Njerëzit duhet të dinë për këtë sëmundje. Kjo është një sëmundje serioze dhe e rrezikshme. Bëni pjesën tuaj, mos i puthni fëmijët dhe pastroni duar rregullisht. Foshnjat nuk e meritojnë këtë. Emerson nuk e meritonte. Unë si një nënë dhe grua nuk e meritojë. Burri dhe fëmijët nuk e meritojnë. Dhe tani do të jetojmë një kohë të tërë të jetës me pyetje “çka nëse…? “. Unë kurrë nuk do ta shoh atë duke shkuar në kopshtin e fëmijëve, në shkollën e mesme të lartë ose në kolegj, burri im nuk do ta ecë kurrë drejt altarit me të në ditën e saj të dasmës, unë kurrë nuk do ta shoh atë të jetë një nënë më e mirë se unë. Nuk është e drejtë!! Nuk duhej të kishim kaluar këtë. Të dua Emerson Faye. Do ta mbaj emrin dhe dashurinë tënde deri në përjetësi. Unë kurrë s’do të të harroj ty. Unë kurrë nuk do të të ndaloj të të dua./Indeksonline/