75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / MSH

Nëna raporton në polici se i është përdhunuar vajza e mitur

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në Çagllavicë, të hënën rreth orës 20:30.

“Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.

Rasti është inicuar si “Dhunim”.