75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nëna realizoi tortën për djalin 6 vjeçar, mendoi të krijojë diçka tjetër por duket krejtësisht tjetër!

Një nënë e bëri me dashuri tortën e ditëlindjes të kristalizuar për ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj-por ajo përfundoi duke u dukur si një organ gjenital.

Nëna, krijoi  tortë me sfungjer vanilje të artë e projektuar për t’u dukur si një gjeodë për të birin, Finlay Kirven, i cili i do kristalet.

Kate kaloi dy orë duke e bërë dhe dekoruar tortën e cila paraqiste një ndarje në njërën anë të zbukuruar me shkëlqim ari dhe kristale të zeza dhe sheqer të bardhë.

Natyrisht, Finlay është shumë i ri për të kuptuar dhe ishte i kënaqur me tortën e tij-pavarësisht nga anëtarët e familjes të cilët përpiqeshin të mos qeshnin.

“Unë mendova se i bëra djalit një tortë gjend dhe pastaj mendova, oh jo unë e kam bërë një vaginë. U tërhoqa për të realizuar një fotografi për t’i dërguar burrit tim dhe papritmas e kuptova se si dukje”, ka thënë nëna e djalit, transmeton Indeksonline.

Kate, e cila drejton biznesin e saj të pikturës, pjeku ëmbëlsirën të hënën dhe ftoi anëtarët e familjes për të festuar ditëlindjen e Finlay./Indeksonline/