Nëna sheh një shenjë të errët në nofullën e foshnjes, doktorët zbulojnë diçka të pazakontë!
Në të shumtën e rasteve janë nënat ato që vërejnë edhe lëvizjet më të vogla të fëmijëve të tyre.
Kështu, një nënë e dergoi vajzën e saj tek një mjek pasi që ajo kishte një shenjë të errët brenda gojës së saj, më konkretisht në nofullën e saj, transmeton Indeksonline.
Por kjo nuk doli të jetë e thjeshtë, aty u zbulua se në nofull kishte një copë kartoni!

Darian Depreta tregoi teksa vuri re një shenjë të pazakontë në nofullën e të bijës, Bella.
“Fillimisht u përpoqa të fshijë atë, por e pash që nuk largohej”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
Pas kontrollave nga doktorët e ndryshëm, u zbulua se vajza e saj ka gëlltitur një copë kartoni dhe e njëjta lehtësisht i ishte ngjitur në nofull.
E gjithë kjo ndodhi derisa Darian ishte duke lëshuar lavatriçen e enëve.

Nëna në fjalë bënë thirrje që të ketë kujdes më të shtuar, pasi një moment sado i vogël mund të ndikojë me jetën e të tjerëve. /Indeksonline/