Nëna shokohet kur kupton se fëmijët porositën përmes ‘Alexa-s’ dhe kartelës së saj lodra qindra dollarëshe!
Kur një kuti plot me lodra arriti tek pragu i shtëpisë së Veronica Estell, ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.
Ajo mendoi se një person bujar i kishte dhuruar disa gjëra familjes së saj.
Por ajo shpejt e zbuloi se fëmijët e saj kishin përdorur ‘Alexa-n’ dhe kartën e kreditit për të blerë dhurata me një faturë prej 700dollarësh, transmeton Indeksonline.
Nëna postoi në Facebook një video të përballjes me fëmijët e saj katër dhe gjashtë vjeç.
Fëmijët bëheshin sikur nuk dinin asgjë, teksa nëna i pyet që të dy dhe iu tregon se paketa që porositën përmes Alexa-s tashmë ka arhdur./Indeksonline/