Nëna surrogate 52 vjeçare që është shtatzënë për të 16-tën herë
Britanikja 52 vjeçare, Carole Horlock i ka shokuar mjekët, duke mbetur shtatzënë për të 16-tën herë.
Përkundër që ka lindur 15 fëmijë deri më tani, vetëm dy fëmijë janë të saja pasi që 13 të tjerët i ka dhënë çifteve të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Horlock është paraqitur në emisionin ‘Good Morning Britania’ për të folur rreth vendimit të saj.
Ajo ka treguar se doktorët i kanë thënë që të mos e lind këtë pasi vë në rrezik jetën e saj dhe të fëmijës, por 52 vjeçarja ka vendosur ta lind.
‘Shtatzënia është dhuratë që duhet vlerësuar dhe jo shtyrë” ka thënë ajo në emision. /Indeksonline/
