75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nëna tregon fotot e djalit të saj 16 vjeçar i cili konsumoi ekstazi… për pak sa nuk vdiq!

Një nënë e shkatërruar ka shpërndarë pamjet e djalit të tij 16 vjeçar në spital i cili kishte marrë 2 tableta ekstazi.

Odhran Coburn nga Belfasti pas marrjes së 2 tabletave ekstazi kishte pësuar dëmtim të madh të organeve.

Raporti toksikologjik ka zbuluar se tabletat e marra nga Odhran përmbanin 78 % helm miu dhe si pasojë e kësaj organet e tij kishin pësuar dëmtime të mëdha, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Odi is pictured in hospital
Toxicology reports at Belfast's Mater Hospital later showed the tablet in his system consisted of 78 per cent rat poison

Mirëpo pas të gjithave 16 vjeçari kishte filluar të rimerr veten dhe iu kishte procesit mësimor me orar të pjesëshëm.

Odi kishte shpëtuar për mrekulli pas intervenimit të mjekëve të emergjencës të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Dublinit.

Odi is pictured with his mother Gráinne

Të gjitha organet e tij, duke filluar nga mëlqia, mushkëritë, zemra dhe truri për një kohë kishin pushuar së funksionuari dhe e gjithë kjo si pasojë se në tabletat ekstazi kishte përmbajtje të helmit të miut në masën prej 78 %.

Nëna e Odit ka shpërndarë disa foto të djalit të tij në rrjete sociale me qëllim sensibilimin e të rinjëve se cfarë mund ti pret ata nëse marrin MDMA. /Indeksonline/