75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nëna tregon mesazhin e 8-vjeçares, që e falënderon për marrëdhënie seksuale (Foto)

Një nënë e re ka ndarë një shënim të shkruar nga vajza e saj tetëvjeçare, në të cilën fëmijë e falënderoi atë për “marrëdhëniet seksuale”.

Libbi Boyns, e la mesazhin e pazakontë në një dërrasë të bardhë në dhomën e saj të gjumit, në të cilën ajo falënderoi nënën dhe babanë për “riprodhimin” e saj dhe të vëllait të sja dhjetë vjeçar, transmeton Indeksonline.

Prindërit e fëmijës, Sophie dhe Mark, ishin të tronditur për të lexuar këtë shënim duke ia plasur më pas të qeshurave, raporton The Sun, transmeton Indeksonline.

“U gjetëm duke qeshur shumë pasi pamë fjalën seks në të”, ka thënë Sophie.

Ajo tha se kishte shkuar në dhomën e gjumit për t’i thënë vajzës natën e mirë, ku edhe kishte gjetur shënimin.

Ata më pas vendosën që të ndajnë shënimin në rrjetet sociale, që ta shohin edh të tjerët./Indeksonline/