Nëna tregon se si kishte përjetuar gjendjen shokuese pasi ishte zbuluar kanceri në hundën e saj
Katy Flynn, 31 vjeçare mendoi fillimisht se kishte një lloj ekzeme në hundën e saj, mirëpo më vonë ajo pa se ishte krejt diçka tjetër nga ajo që kishte menduar.

Pas paraqitjes së saj në dhjetor të 2016 ajo vizitoi mjekët të cilët pas një viti i thanë që nuk keni nevojë të brengoseni.
Dermatologët i kishin përshkruar Katy një lloj kremi që ta patroj plagën e saj, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Tretmani nuk kishte pasur sukses dhe më pastaj Katy Flynn ishte diagnostifikuar me kancer.
Ndërkohë pas fillimit të tretmanit një copë lëkure e fytyrës së saj është larguar, përkatësisht e pjesës së hundës së saj.
Tashmë 31 vjeçarja nga Mançesteri thotë që e ka larguar pjesën e lëkurës të prekur nga kanceri në hundë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Katy thotë që pranë fëmijëve në shtëpi kurr nuk iu kishte thënë se kishte kancer, por vetëm një copë lëkure në fytyrë që duhej larguar.
Pas intervenimit duket se Katy ndjehet mirë dhe lëkura e saj është duke u rigjeneruar, por ajo ndjehet e shqetësuar për arsye se shumë më lehtë do të kishte qenë sikur diagnostifikimi të bëhej përmes biopsisë e jo përmes fotove sikurse që i ka ndodhur asaj./Indeksonline/