15:55 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëna vret djalin e saj shembullor, thotë se e bëri për ta mbrojtur nga babai abuzues

Një nënë nga Oklahoma po akuzohet se ka vrarë djalin e saj 18 vjeçar dhe se sulmoj dy vajzat e saja, duke plagosur njërën.

Arsyetimi i saj ishte se këtë e bërë për të i mbrojtur ata nga babai abuzues, transmeton Indeksonline.

Amy Leann Hall, 38 vjeç e goditi me armë në kokë djalin e saj 18 vjeçar, Kayson Toliver – që ishte një nxënës dhe atlet shembullor në shkollën e tij.

Pasi e goditi, djalin e saj ajo gjuajti edhe në drejtim të vajzës së saj deri sa po flinte. Fatmirësisht ajo ende është gjallë por në gjendje të keqe shëndetsore. Ndërsa vajza tjetër i kishte shpëtuar pasi që ishte fshehur.

Amy është arrestuar dhe në deklaratën e saj ka thënë se e ka bërë këtë për ta mbrojtur nga bashkëshorti i saj abuzues.

Policia ende është duke e hetuar motivin e kësaj ngjarje tragjike./Indeksonline/