11:07 / E Diele, 22 Nëntor 2020

Nëna vret tre fëmijët e mitur dhe veten, në Virxhinia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia, ku një grua dhe tre fëmijë të vegjël janë gjetur të pajetë.

Sipas policisë, të miturit janë vrarë nga nëna e tyre, e cila më pas kreu vetëvrasje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Smyth tha se autoritetet zbuluan trupat e një gruaje 27-vjeçare, një fëmije 10-vjeçar dhe 3-vjeçar pasi iu përgjigjën një thirrje të premten në mëngjes në Marion, një qytet i vogël në jugperëndim të Virxhinias.

Policia tha se një fëmijë 6-vjeçar u gjet në gjendje kritike. Fëmija u dërgua në një spital dhe më vonë vdiq. Një fëmijë 8-vjeçar “i shpëtoi sulmit”, tha policia.

Policia tha se një hetim paraprak tregon që gruaja vrau fëmijët dhe se nuk ka të dyshuar të tjerë.