Nëna vret vajzën 3 vjeçare, për një arsye të tmerrshme
Një nënë akuzohet se vrau vajzën e saj 3-vjeçare pasi humbi betejën e kujdestarisë së saj me ish-bashkëshortin.
Isla Gurney u gjet e vdekur në shtratin e saj në qytetin e Orange, Australi.
Nëna e saj Tamara u gjet në një dhomë tjetër të shtëpisë pa ndjenja nga mbidoza e drogës.
Policia po heton mundësinë se vdekja e 3-vjeçares është e lidhur me vendimin e gjykatës për kujdestarinë që i kaloi babait të saj.
Raportohet se 40-vjeçarja nuk donte që Isla të jetonte me babain e saj biologjik Nathan Katterns, i cili mori kujdestarinë e plotë.
Sipas mediave lokale, nuk kishte shenja lëndimesh në trupin e Islas.
Policia po pret rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Oficerët u lajmëruan nga një fqinj që u kërkoi të kontrollonin mirëqenien e nënës dhe vajzës.