Nenadi zëvendësohet nga Nenadi, Vukmiroviq bëhet u.d i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga zyra për media e kryeministrit në detyrë.
I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut.
Nenad Rashiq të premten u zgjodh nënkryetar i parlamentit nga radhët e komunitetit serb.