12:03 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nënat adoleshente, me gjasa më të mëdha të kenë menopauzë të hershme

Sipas një studimi, nënat adoleshente kanë më shumë gjasa të kenë një menopauzë të hershme, si dhe histerektomi.

Ky studim zbuloi se 43 për qind e grave që kishin një fëmijë nën moshën 20 vjeçare, kaluan në menopauzë deri në moshën 45 vjeçe.

Ndërsa, nga ato gra që kishin fëmijën e parë më vonë, vetëm 33 për qind e tyre që kishin një menopauzë të hershme, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi u bazua në historitë e shëndetit të më shumë se 1 mijë grave në Lëvizjen Ndërkombëtare të Studimit të Moshës.

Gratë nga vendet më të varfra, përfshirë Brazilin dhe Kolumbinë gjithashtu raportuan norma të larta të menopauzës së hershme natyrore krahasuar me ato në vendet më të pasura siç është Kanadaja./Indeksonline/