75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

‘Nëndetësja e verdhë’ i fundos ‘Djajtë’, VILLARREAL KAMPION I EUROPA LEAGUE

Skuadra e Villarrealit është shpallur kampion në UEFA Europa League për sezonin 2020/21.

‘Nëndetësja e verdhë’ mposhten ‘Djajtë’ në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në stadiumin polak ‘Miejski’ në Gdansk, shkruan IndeksOnline

Të parët në epërsi gjatë ndeshjes kaluan skuadra spanjolle, me golin e shënuar nga Gerard Moreno në minutën e 29’të.

Në pjesën e dytë ekip anglez arriti ta barazonte rezultatin me golin e shënuar nga Edinson Cavani në minutën e 55’të.

Dy skuadrat shkuan në vazhdime, por aty nuk pati gola dhe ndeshje u mbyll me rezultat 1 me 1.

Në penallti më të saktë u treguan skuadra e Villarrealit, duke fituar me rezultat 11-10./IndeksOnline/