11:51 / E Martë, 20 Qershor 2023 / B O

Nëndetësja e zhdukur në Atlantik, në të ndodhej edhe një miliarder

Ekipet e kërkimit janë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen e turistëve, që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë hasur në nëndetësen.

Në nëndetëse ndodhej edhe miliarderi i njohur britanik, Hamish Harding. 58-vjeçari është kryetar i kompanisë së avionëve Action Aviation.

Paralajmërimin për këtë mision të rrezikshëm miliarderi e kishte njoftuar edhe në rrjetet sociale./Indeksonline/