15:24 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / B O

Nëndetësja turke “Çanakkale” viziton Shqipërinë

Nëndetësja turke “TCG Çanakkale” ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë do të qëndrojë e ankoruar në Portin e Durrësit prej ku do të largohet, më 11 mars, raporton AA-ja.

Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual – Durrës publikuar në rrjetet sociale, nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila ka mbërritur në port, më 9 mars, viziton për herë të parë Shqipërinë.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke, vjen në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga Zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe personali i saj përbehet nga 53 persona.

Në vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.