20:56 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nënë e bijë lindin në të njëjtën kohë, emrat e fëmijëve janë shumë interesantë

Nënë e bijë në Turqi, në provincën e Konya, kanë lindur në të njëjtën kohë pasi mbetën shtatzënë në të njëjtën javë.

Doktorët thanë se edhe kontraktimet nënë e bijë i shfaqën në të njëjtën kohë. Lindja e fëmijëve erdhi pasi ato iu nënshtruan operaciont cezarian.

Nëna 42-vjeçare Fatma Birinci dhe vajza e saj 21-vjeçare Ğade Birinci, u vendosën në Turqi tre vjet më parë pas luftës civile në Siri. Ato e ndanë bashkë eksperiencën e kësaj shtatzënie të pazakontë, madje edhe seksin e fëmijës e mësuan në të njëtën kohë.

Pas lindjes së dy vogëlushëve, ekipi ku janë kryer të dy lindjet është përshëndetur personalisht nga ministri i Shëndetësisë, Ahmet Demircan, i cili i vizitoi në spital.

Mjeku obstetër gjinekolog, Dr. Naim Ünsal tha për mediat se ishte i emocionuar dhe i habitur të shikonte nënë e bijë që lindnin në të njëjtën kohë.

“Me statistika, ky është një rast shumë i rrallë. Mund të them se ndodh një në një milion raste”, -tha Ünsa.

Pasi dha më shumë informacione për gjendjen e fëmijëve, mjeku tha se Fatma Binici e kishte vizituar të bijën Ğade, para se të futej në sallën e operacionit për t’i dhënë mbështetje; edhe pse vetë mezi po i mbante dhimbjet e kontraktimeve.

“Jam bërë nënë dhe gjyshe në të njëjtën kohë”, – tha Fatma Binici, duke shtuar se është shumë e lumtur.

Nëna dhe vajza vendosën t’i pagëzojnë djemtë e tyre me emrat Recep dhe Tayyip në nder të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili i mirëpriti në Turqi pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre./revistaclass