75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Nënë e bijë vazhdojnë mjekimin pas aksidentit të Gjilan, njëra në gjendje të rëndë

I rëndë ka qenë aksidenti me fatalitet i cili ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Mbi 20 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.

Në mesin e të lënduarve janë edhe nënë e bijë, shkruan Indeksonline.

Të njëjtat burime thonë se njëra nga to po vazhdon mjekimin intensiv në QKUK, derisa tjera në spitalin e Gjilanit.

Kujtojmë se nga i njëjti aksident deri më tani ka ndërruar jetë një person, derisa tre të tjerë po luftojnë me jetën.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/