75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 06 Janar 2026 / AR

Nënë e përkushtuar, Loredana shkrin zemrat me postimin e fundit

Reperja e njohur Loredana ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një Instastory të publikuar së fundmi, ku shfaqet në një moment shumë të afërt dhe plot dashuri me vajzën e saj, Hanen.

Ne këtë foto ajo tregoi anën më të ngrohtë dhe njerëzore, larg skenës dhe jetës publike, shkruan Indeksonline.

Loredana vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbizit, jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për çastet personale që ndan herë pas here me publikun.

Ndryshe, Lori ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor duke u fokusuar më shumë në jetën private./Indeksonline/