Nënë Ferdonije Qerkezi me fjalë pikëlluese kujton katër djemtë dhe burrin!

Nënë Ferdonije Qerkezi ka shkruar me emocion për përvjetorin e ditës kur serbët ia morën burrin dhe katër djemtë.
Në një postim në Facebook, Qerkezi është shprehur se dhimbja shpirtërore asaj nuk i ka ndryshuar kurrë.
“Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan”, ka shkruar ajo.
Postimi i Ferdonijes:
Ditët dhe vitet po ecin,
plaga dhe dhimbja ime shpirtërore nuk ndryshuan …
Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan.