75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nënë për herë të dytë, Arbana Osmani tregon ç’do të ndodhë me “Dua të të bëj të lumtur”

Javë më parë, moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani ndau lajmin e pritjes së ëmbël.

Arbana e cila po bëhet nënë për herë të dytë ka ndarë vazhdimisht fotografi gjatë këtij procesi, por që adhuruesit janë bërë kureshtar se çfarë do të ndodhë me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Si protagoniste e të shtunave në ekranin e Top Channel, Arbana ka treguar se çfarë do të ndodhë me fatin e emisioni i cili është tejet i ndjekur.

 “‘Dua të të bëj të lumtur’ (për të cilin gjithashtu më keni çmendur) rikthehet sërish në Top Channel në janar, ndërsa historitë tuaja do të fillojmë t’i presim nga shtatori”, ka shkruar Arbana në një postim së fundi.

Kujtojmë që Arbana është në lidhje me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur Eduart Grishaj./Indeksonline/