Nënë për herë të katërt me ish-partnerin?

U tha se Kourtney Kardashian është shtatzënën dhe po pret fëmijën e katërt me ish partnerin, Scott Disicik.
Por, 41 vjeçarja nuk është shtatzënë, pavarësisht disa spekulimeve në media që ajo është.

Një video promovuese për sezonin e 19 “Keeping Up With the Kardashians” muajin e kaluar, la të kuptohet se Kourtney dhe Scott janë përsëri së bashku dhe ajo po pret një tjetër fëmijë të tij.
Postimi i fundit i Kourtney në Instagram, duke shfaqur një hije që disa tifozë me sy të shqiponjës mendonin se dukej si një foshnje, bëri që të përhapen thashetheme të një shtatzënie të mundshme.

Burime të afërta me Kourtney për TMZ thanë se ajo nuk është përsëri shtatzënë dhe është e lumtur që është nënë e 3 fëmijëve. Sa i përket skenës së ‘KUWTK’ , na u tha që ishte nxjerrë nga konteksti si një lojë ngacmuese.

Këto burime thonë se Kourtney dhe Scott nuk janë së bashku si çift, ata janë thjesht miq dhe bashkë-prindër shumë të mirë./Indeksonline/