Nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj tregon emocionet e para: Mezi po presim të bëhemi prindër

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl pak ditë më parë dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja dhe modelja e famshme shqiptare publikoi në llogarinë e saj në Instagram videon veçantë nga organizimi që kishin bërë për të zbuluar gjininë e fëmijës. Nga aty u mësua se bukuroshja shqiptare, do të sjellë në jetë një djalë.

Në një postim së fundi Afërdita ka treguar ndjesinë e parë të kësaj, duke thënë se mezi presim të bëhen prindër.

“Duam të marrim një moment për të falënderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur!”, ka shkruar Afërdita në një postim së fundi
Kujtojmë se Afërdita dhe Jakubi janë të martuar prej vitesh./Indeksonline/
