75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Nënë për herë të tretë! Zbulohet gjinia e bebit që pret Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Ajo e dha lajmin në natën finale të Big Brother VIP por sot është zbuluar gjinia e bebit që po pret.

Pas dy djemve, duket se Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj do të bëhen me një vajzë.

Megjithatë deri më tani moderatorja Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë njoftim për ndjekësit e saj. Ajo është nëna e dy djemve, Jonit dhe Diellit.