75 Mall Live Search
21:32 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nënkalimi afër QKUK-së i mbushur me ujë

Nënkalimi afër QKUK është bërë pothuajse i pakalueshëm për qytetarët.

Kjo pasi reshjet e shiut dje e kanë stërmbushur me ujë, transmeton Indeksonline.

Përveç ujit, aty është grumbulluar edhe mbeturina të shumta.

Në këto pamje të cilat i kanë dërguar lexues të Indeksonline, mund të shihni gjendjen e këtij nënkalimi.

Uji dhe mbeturinat po pengojnë qarkullimin e qytetarëve në të./Indeksonline/