Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor i Malishevës po zgjerohet, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aneksit
Në gusht të 2025-tës, Komuna e Malishevës përuroi nënkalimin me parking, në vlerë prej 8 milionë eurosh.
Investimi që mori pothuajse 3 vjet kohë për t’u realizuar u përurua me prerje shiriti nga kryetari Ekrem Kastrati dhe qindra qytetarë që mirëpriten këtë investim në komunën e tyre.
Tani, ky investim po zgjerohet, shkruan IndeksOnline.
Kuvendi Komunal i Malishevës ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 823 mijë e 500 eurove, për të shtuar sheshin, nënkalimin dhe parkingun nëntokësor, si aneks të atij të ndërtuar vitin e kaluar.
Kohëzgjatja e kontratës është parashikuar të jetë prej 45 ditësh, teksa punë kryesi i punimeve do të jetë grupi i operatorëve ekonomikë “B Famis” dhe kompania “Eskavatori”.
Kontrata do të financohet nga mjetet e siguruara nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.
Më poshtë detajet e kontratës:

