Nënkalimi në Milloshevë i pakalueshëm pas reshjeve të shiut
Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë bërë të pakalueshëm nënkalimin në Milloshevë.
Autoritetet lokale paralajmërojnë shoferët të tregojnë kujdes dhe të shmangin këtë rrugë deri në përmirësimin e situatës, shkruan IndeksOnline.

Banorët dhe udhëtarët që përdorin këtë rrugë janë këshilluar të ndjekin rrugët alternative dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të përmbytjeve dhe përkeqësimit të gjendjes së rrugës.

