17:47 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / A. M.

Nënkoloneli i PK-së, Jeton Rexhepi kontribuues në njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania!

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi ka falënderuar Berlinin zyrtar me dhënien e dritës jeshile për njohjen e patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka postuar disa fotografi të vitit 2020 me mbishkimirin “Danke DE”.

No photo description available.

Ndër të tjera, Rexhepi ka kujtuar një status të 10 shkurtit, 2020.

“Sot me datë 10.02.2020 në objektet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Divizioni i Komunikacionit Rrugor ka pritur në një takim delegacionin gjerman për njohje të patentë shoferëve.

No photo description available.

Gjatë këtij takimi ndër të tjera ky delegacion është njoftuar për sigurinë në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës, për statistikat e aksidenteve që kanë ndodhur në Kosovë si dhe për angazhimin policor në ofrimin e sigurisë në trafik”.

No photo description available.
No photo description available.