75 Mall Live Search
21:00 / E Premte, 01 Mars 2024 / FR

Nënkolonelit Pllana priti në takim zyrtar komandantin e komandës së KFOR-it italian – rajoni perëndim, Francesco Ferrara

Në ambientet e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj u mbajt një takim zyrtar ndërmjet drejtorit të rajonal të policisë nënkolonelit Faton Pllana dhe kolonelit Francesco Ferrara, komandant i komandës së KFOR-it italian- rajoni perëndim .

Gjatë këtij takimi drejtori rajonal Pllana e njoftoi kolonelin Ferrara dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.

Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe forcave të KFOR-it italian,  me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.