75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Nënkryetari i Gjilanit apel Zhegrës dhe Vrapçiqit: Qëndroni në vetizolim dhe kujdes në higjienë

Sot është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Emergjenca të Komunës së Gjilanit i cili po punon në vazhdimësi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka njoftuar se tre të prekurit me Covid-19 nga kjo komunë janë në gjendje të mirë dhe stabile.

“Të prekurit dhe familjet e tyre janë në gjendje të mirë dhe të qetë, pavarësisht të prekurve, të cilët kanë shënuar simptoma pozitive me këtë virus. Do të jemi në kontakte të vazhdueshme me banorët e këtyre dy fshatrave, duke u munduar që bashkë t’iu dalim në krahë me mundësitë tona”.

“U bëjmë thirrje banorëve të Vrapqiçit dhe Zhegrës, t’i respektoni rregullat strikte të ngritura nga institucionet komunale, por, edhe të atyre shtetërore. Qëndroni të vetizoluar, me kontroll të shtuar të higjenës, për ta tejkaluar këtë gjendje me të cilën po ballafaqoheni si fshat, por edhe si komunë në tërësi. Virusi nuk mund të qarkullojë, kur nuk qarkullojnë njerëzit”.

Po ashtu, në këtë takim u vlerësua se gjendja e përgjithshme në Gjilan është e qetë, por me vëmendje të shtuar në Vrapqiç dhe në Zhegër.

“Po vazhdojmë me takimet e rregullta në vazhdën e aktiviteteve tona të përbashkëta në luftimin kundër shtrirjes së kësaj sëmundje, me përfaqësuesit e Komisionit komunal për emergjenca, Policinë e Kosovës, e shëndetësinë primare. Po bëhet idetifikimi i personave të ardhur nga jashtë shtetit, për t’i identifikuar dhe për t’i udhëzuar për vetizolim dhe procedura tjera”.

Në këtë takim, Drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korça ka njoftuar se të martën sërish do të pastrohen rrugët e Gjilanit.